
ALPEX në EMIF II: Përparimi i Integrimit të Tregut Rajonal të Energjisë Elektrike
ALPEX në EMIF II: Përparimi i Integrimit të Tregut Rajonal të Energjisë Elektrike
ALPEX pati nderin të marrë pjesë si panelist në Forumin për Integrimin e Tregut të Energjisë Elektrike (EMIF II), i mbajtur në Parlamentin Evropian.
Diskutimi u përqendrua në sfidat dhe mundësitë që lidhen me integrimin e tregjeve të energjisë elektrike të Palëve Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë në tregun e brendshëm evropian të energjisë elektrike.
Gjatë panelit, ALPEX u përfaqësua nga CEO i saj, Sokol Dishnica, i cili ndau perspektivën e kompanisë mbi:
- Progresin e Shqipërisë dhe Kosovës drejt bashkimit të tregut (market coupling) me tregun evropian;
- Ndikimin e mekanizmit CBAM në tregun shqiptar të energjisë elektrike;
- Qasjet për integrimin rajonal, përfshirë modelin kufi më kufi dhe Projektet Lokale të Zbatimit (LIP);
- Rëndësinë e harmonizimit rregullator dhe vijimit të bashkëpunimit rajonal.
Diskutimet theksuan angazhimin e fortë rajonal për përshpejtimin e integrimit të tregut të energjisë elektrike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet operatorëve të tregut, operatorëve të sistemeve të transmetimit (TSO), institucioneve evropiane dhe aktorëve rajonalë.
Falënderojmë organizatorët dhe panelistët e tjerë për diskutimin konstruktiv dhe me vlerë mbi të ardhmen e tregut rajonal të energjisë elektrike.


