Më datën 17 prill 2025 u organizua tryeza e energjisë në prani të Zv.Kryeministres dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Znj. Belinda Balluku, përfaqësues të sektorit publik dhe privat, në një diskutim të hapur për tregun e energjisë elektrike dhe aktorët e këtij tregu, me fokus përmirësimin e mëtejshëm dhe mbështetjen e pjesëmarrësve. Kjo do të jetë një nisëm në vijim të bashkëpunimit të pandërprerë me të gjitha palët për të dëgjuar propozimet konkrete e shkëmbyer mendimet mbi zhvillimet në tregun energjitik.
Zv.Kryeministrja theksoi si arritje të rëndësishëm krijimin e ALPEX-it i cili ka kontribuar në qëndrueshmërinë e sektorit dhe përmbushur angazhimet ndaj BE-së.
Zëvëndës Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Z. Ceno Klosi theksoi dhënien e rëndësisë për ALPEX në të ardhmen si një aktor kyç për ta vënë në qëndër të energjisë.
Administratori i ALPEX. Z. Sokol Dishnica theksoi dinamikën e lartë lidhur me integrimin të tregut të energjisë elektrike të ballkanit perëndimor me tregun e vetëm europian, e cila pritet të ndodhë midis vitit 2026 dhe 2027. Intergrimi në këtë treg na detyron që të gjitha kërkesat e aktorëve të tregut do të vendosen në përputhje me legjislacionin dhe direktivat e BE-së.