ALPEX dhe Nord Pool nisin një bashkëpunim strategjik për zhvillimin e tregut dhe integrimin rajonal

 

ALPEX dhe Nord Pool nisin një bashkëpunim strategjik për zhvillimin e tregut dhe integrimin rajonal

Patëm kënaqësinë të organizonim një aktivitet më 3 shtator 2026 për të prezantuar bashkëpunimin tonë me Nord Pool, ofruesin e ri të shërbimeve për platformat e tregtimit dhe klerimit të ALPEX.

Gjatë aktivitetit, Sokol Dishnica, Drejtor Ekzekutiv i ALPEX, dhe Tom Darell, Drejtor Ekzekutiv i Nord Pool, prezantuan vizionin e këtij bashkëpunimi dhe hapat e ardhshëm që do të ndërmerren.

Ky bashkëpunim shënon një kapitull të ri në zhvillimin e tregut të energjisë elektrike në Shqipëri dhe Kosovë, duke u mbështetur në përvojën e gjerë të Nord Pool.

Ai do të mbështesë prezantimin e produkteve të reja, përfshirë Njësinë Kohore të Tregut 15-minutëshe (15-minute Market Time Unit) si në Tregun e Ditës në Avancë (Day-Ahead Market), ashtu edhe në Tregun Brenda Ditës (Intraday Market). Ekspertiza dhe mbështetja e Nord Pool do të kontribuojnë gjithashtu në integrimin e mëtejshëm të ALPEX në tregjet rajonale dhe evropiane të energjisë elektrike.

Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë ndaj Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Ministrisë së Ekonomisë së Kosovës, autoriteteve rregullatore përkatëse ERE dhe ZRrE, si dhe ndaj OST sh.a. - Operatori i Sistemit të Transmetimit, KOSTT, anëtarëve të bursës dhe anëtarëve të përgjithshëm të klerimit, për pjesëmarrjen në këtë aktivitet dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe kontributin e tyre në zhvillimin e ALPEX dhe të tregut rajonal të energjisë elektrike.

Scroll to Top