Menaxhimi i Riskut në Tregjet e ALPEX

FONDI I MOSPËRMBUSHJES SË DETYRIMEVE

ALPEX, krijon dhe administron Fondin e Mospërmbushjes së Detyrimeve me qëllimin e mbulimit të riskut në lidhje me operacionet e klerimit të cilat kryhen në Tregjet e ALPEX.
Pjesmarrja e çdo Anëtari Klerimi në Fondin e Mospërmbushjes së Detyrimeve është përcaktuar sipas Pjesës së tij Proporcionale.
Çdo Anëtar i Klerimit mban vetëm një Pjesë Proporcionale në Fondin e Mospërmbushjes së Detyrimeve. Kjo pjesë aktivizohet pas marrjes së kapacitetit të Anëtarit të Klerimit për qëllime të Klerimit në Tregjet e ALPEX.
Anëtarët e Klerimit duhet të bëjnë një Kontribut Fillestar në Fondin e Mospërmbushjes së Detyrimeve në mënyrë që të fitojnë kapacitetin përkatës.
Shuma e Kontributit Fillestar për Anëtarët Personal të Klerimit është tridhjete mijë euro (€ 30,000), dhe për Anëtarët e Përgjithshëm të Klerimit është njëqind e pesëdhjetë mijë euro (€ 150,000).
Vlera monetare e Fondit të Mospërmbushjes së Detyrimeve llogaritet në bazë mujore dhe llogaritja kryhet në tre (3) ditët e para të punës të muajit pasardhës për muajin e referues.

MARGJINA

ALPEX në rolin e tij Kurdërpalë Qendore në Tregjet e ALPEX në mënyrë që të menaxhojë riskun e kundërpalëve që rrjedhin nga transaksionet e përmbyllura, kërkon nga Anëtarët e Klerimit pagesën e Margjinës së Kërkuar. Margjina e kërkuar për Llogari Klerimi (Anëtar Bursë) llogaritet gjatë ditës së klerimit dhe pas përfundimit të pozicioneve, në mënyrë për të kontrolluar verifikimin e mjaftueshmërisë së Garancisë për Llogaritë përkatëse të Klerimit dhe të atribuimit të Kufirit të Kreditit. Llogaritja e Margjinës kryhet, bazuar në pozicionin neto (detyrim/të drejta) për LLogari Klerimi, që rrjedhin nga transaksionet e përfunduara, të cilat i komunikohen Sistemit të Klerimit gjatë ditës së klerimit.

Konkretisht:
1. Nëse për Anëtarin e Klerimit lind një detyrim për të paguar një shumë në para, detyrim i cili nuk është shlyer akoma, kjo shumë e pashlyer vendoset si margjinë.
2. Nëse për Anëtarin e Klerimit lind një e drejtë për të marrë një shumë në para, atëherë margjina e barabartë me këtë shumë por me shenjë negative do të konsiderohet si garanci e vlefshme, e cila mund të përdoret si Kufi Krediti për LLogarinë e Klerimit deri në ditën e punës kur kryhet pagesa.

MENAXHIMI I GARANCISË

Anëtarëve të Klerimit u kërkohet të sigurojnë garancinë në favor të ALPEX për të siguruar detyrimet e tyre të Klerimit dhe Shlyerjes kundrejt ALPEX në përputhje me dispozitat specifike të Procedurës së Klerimit dhe Shlyerjes.

ALPEX pranon si Garanci:
1. Garanci në para
2. Letër garanci bankare

ALPEX do të pranojë garanci në para në monedhen Euro ose në monedhen Lekë. Garancia mund të pranohet në zbatim të Vendimit Teknik Nr. 3-C të ALPEX. Garancia në para do të depozitohet në Llogarine bankare të Garancisë në Para dhe do të jetë në monedhën Euro për Tregjet e Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa mund të jetë në monedhën Lekë për Tregun e Shqipërisë. Nëse Anëtari i Klerimit do të sigurojë Garancinë në Para në Monedhën Lekë, atëherë vlera e kësaj garancie do të jetë të paktën 130% e vlerën ekujvalente në Lekë. Për llogaritjen e vlerës ekujvalente në Lekë, ALPEX do ti referohet kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë të specifikuar në Vendimin Teknik përkatës. Garancia e depozituar nga Anëtari i Klerimit në ALPEX në formën e parave në Euro do të vlerësohet në 100%. Kufiri i përqëndrimit maksimal të garancisë në formën e Letër Garancisë Bankare për të gjithë Anëtarët e Klerimit nga një lëshues është vendosur nga € 150,000 deri në € 2,000,000 për të gjitha Llogaritë e Klerimit të specifikura në
Vendimin Teknik Nr. 3-C.

KUFIRI I KREDITIT

Gjatë seksioneve të Tregjeve të Energjisë Elektrike, ALPEX llogarit në kohë reale riskun që ndërmerr çdo Anëtar Klerimi për LLogari Klerimi (Risku Brenda së Njëjtës Ditë).

Risku mësipërm llogaritet:
a) në lidhje me Anëtarët Personal të Klerimit, për Llogarinë Personale të Klerimit të Anëtarit Personal të Klerimit, dhe që ka të bëjë me vendosjen e urdhërporosive nga ky Anëtar në rolin e Anëtarit të Bursës në Tregjet e ALPEX dhe kryerjen e Transaksioneve përkatëse që klerohen nëpërmjet Llogarisë Personale përkatëse të Klerimit, dhe
b) në lidhje me Anëtarët e Përgjithshëm të Klerimit, për Llogari të Klerimit të Anëtarit të Bursës, të mbajtur nga ky Anëtar i Përgjithshëm Klerimi për çdo Anëtar Bursë të kontraktuar prej tij dhe ka të bëjë me vendosjen e urdhërporosive nga Anëtari i Bursës në Tregjet e ALPEX dhe kryerjen e Transaksioneve përkatëse që klerohen përmes Llogarisë përkatëse të Klerimit të Anëtarit të Bursës.

Me qëllim llogaritjen e Riskut Brenda së Njëjtës Ditë, merren parasysh hapat e mëposhtëm:
a) Transaksionet e përfunduara për Anëtar Bursë në Tregjet e ALPEX-it dhe në lidhje me Llogaritë përkatëse të Klerimit që nuk janë komunikuar akoma EMCS për klerimin, dhe
b) Urdhërporositë e paplotësuara për kryerjen e Transaksioneve për çdo Anëtar Bursë në tregjet e ALPEX-it dhe për Llogarinë përkatëse të Klerimit.

Risku Brenda së Njëjtës Ditë (R Brenda së Njëjtës Ditë) llogaritet si shuma e Riskut që rrjedh nga urdhërporositë aktive (R urdhërporositë) dhe Risku nga transaksionet e përfunduara (R tregtuara),

R_brenda të njëjtës ditë=R_urdhërporositë + R_tregtuara

Gjatë Seancës së Tregtimit, Riskut Brenda së Njëjtës Ditë zbritet në mënyrë progresive automatikisht nga Sistemi i Klerimit (EMCS) nga Kufiri i Kreditit për çdo Llogari Klerimi bazuar në urdhërporositë e paplotësuara të vendosura nga Anëtarët e Bursës në ETSS dhe Transaksionet e përfundurara nga ky i fundit dhe të paregjistruara në Sistemin e Klerimit dhe Kufiri i Kreditit shtohet përkatësisht në bazë të garancisë së vlefshme për LLogari Klerimi.

MENAXHIMI I FONDIT TË MOSPËRMBUSHJES SË DETYRIMEVE

Nëse një Anëtar Klerimi dështon në përmbushjen e detyrimeve të tij në lidhje me Procedurën e Klerimit dhe Shlyerjes, në Tregjet e ALPEX, siç lindin për çdo Llogari Klerimi, ky Anëtar Klerimi do të konsiderohet në mospërmbushje të detyrimeve.

Një Anëtar Klerimi do të konsiderohet në mospërmbushje të detyrimeve në rastet që përfshihen por nuk kufizohen si më poshtë:

1. Kur në Llogarinë e Shlyerjes në Para të Anëtarit të Klerimit, balanca nuk është e majftueshme për të mbuluar të gjithë detyrimin në para të Anëtarit të Klerimit,
2. Kur Anëtari i Klerimit nuk siguron garancinë e kërkuar në favor të ALPEX ose kontributin në favor të Fondit të Mospërmbushjes së Detyrimeve,
3. Në rastet e paaftësisë paguese të Anëtarit të Klerimit ose kur Anëtari i Klerimit ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve të tij kundrejt ALPEX për qëllime të Procedurës së Klerimit dhe Shlyerjes.

Veprimet në mënyrë të njëpasnjëshme që ALPEX-i të përdori garancinë e vlefshme për për të mbuluar Fondin e Mospërmbushjes së Detyrimeve të Anëtarit të Klerimit paraqitet më poshtë;
1. Garancinë e LLogarisë së Klerimit
2. Pjesën Proporcionale të Anëtarit të Klerimit në Fondin të Mospërmbushjes së Detyrimeve
3. Pjesën e mbetur në Fondin e Mospërmbushjes së Detyrimeve në baza pro rata, sipas përqindjes së pjesmarjes së tyre
4. Fondet e dedikura nga ALPEX