Karriera

1- SHPALLJE E POZICIONIT VAKANT TË PUNËS
  • TITULLI I POZICIONIT: Drejtor
  • DREJTORIA/SEKTORI: Drejtoria e Operimit të Tregut
  • QËLLIMI I POZICIONIT: Ka përgjegjësi për menaxhimin dhe funksionimin normal të  tregtimit në tregjet e ALPEX-it për zonat e ofertimit të Shqipërisë dhe Kosovës dhe bashkimin e tyre të tregjeve si dhe bashkimin me çdo treg tjetër rajonal apo evropian.
Formularet lidhur me aplikimin (1):
2- SHPALLJE E POZICIONIT VAKANT TË PUNËS - 2 (dy) vende vakante
  • TITULLI I POZICIONIT: Operator Tregu
  • DREJTORIA/SEKTORI: Drejtoria e Operimit të Tregut
  • QËLLIMI I POZICIONIT: Përgjigjet për mbikëqyrjen e tregtimit në tregjet e ALPEX-it, mbështetjen e Anëtarëve të Bursës gjatë ofertimeve në tregjet e ALPEX-it. Përgjigjet për nxjerrjen e rezultave nga tregjet e ALPEX-it në koordinim me ofruesin e shërbimit të platformës së tregtimit dhe publikimin e tyre në faqen zyrtare të ALPEX-it dhe të çdo njoftimi tjetër të nevojshëm për menaxhimin e tregut në bazë të rregullave, procedurave dhe vendimeve teknike.
Formularet lidhur me aplikimin (2):
3- SHPALLJE E POZICIONIT VAKANT TË PUNËS
  • TITULLI I POZICIONIT: Shef
  • DREJTORIA/SEKTORI: Sektori i Çështjeve Ligjore dhe Administrative
  • QËLLIMI I POZICIONIT: Është përgjegjës për sigurimin e funksionimit të përditshëm të rregullt dhe efikas të ALPEX-it në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi. Ka përgjegjësinë për të mbikëqyrur realizimin e prokurimeve me fondet e kompanisë, të vëna në dispozicion sipas procedurave të prokurimit publik për të garantuar kërkesat e shoqërisë në kohë dhe me shpenzime minimale.
Formularet lidhur me aplikimin (3):