TRANSAKSIONET E KLERIMIT PËR TREGJET E ALPEX
ALPEX SI KUNDËRPALË QENDRORE
ALPEX është përgjegjës për Klerimin dhe Shlyerjen e Transaksioneve në lidhje me tregtimin e produkteve në Tregjet e ALPEX, në rolin e tij si Kundërpalë Qendrore. Procedura e Klerimit dhe Shlyerjes zbaton netimin e detyrimeve dhe të drejtat e Anëtarëve të Bursës dhe redukton riskun e kreditit për Tregjet e ALPEX si një e tërë. Për menaxhimin e riskut të kundërpalëve, ALPEX zbaton modele të përshtatshme të menaxhimit të riskut. Një Anëtar Klerimit (Anëtar i Përgjithshëm i Klerimit dhe Anëtar Personal i Klerimit) është përgjegjës kundrejt ALPEX për qëllime të Klerimit si Kundërpalë.
ALPEX në rolin e Kundërpalës Qendrore ekzekuton procedurat si më poshtë:
- Llogaritjen e sasisë së energjisë të blerë dhe të shitur dhe llogaritjen financiare të detyrimeve dhe të drejtave përkatëse.
- Faturimin e Anëtareve të Bursës.
- Shlyerjen në para të detyrimeve dhe të drejtave.
- Menaxhimin e riskut së Kundërpalëve duke llogaritur margjinën dhe kufirin e kreditit ashtu si edhe menaxhimin e garancisë dhe Fondin e Mospërmbushjes së Detyrimeve.
- Trajnimin e Anëtarëve të Klerimit dhe Shërbimet Mbështetëse.
LLOGARITJA FINANCIARE E DETYRIMEVE DHE TË DREJTAVE
Për llogaritjen financiare të detyrimeve dhe të drejtave, ashtu si për funksionet e menaxhimit të riskut, Anëtarët e Klerimit kanë krijuar LLogaritë e Klerimit në Sistemin e Klerimit (EMCS). Secila LLogari Klerimi i përket një Anëtari të Bursës. Në fund të çdo dite pune (Ditë Klerimi) EMCS merr nga ETSS informacion të të dhënave për të gjitha transaksionet e kryera nga çdo Anëtar Bursë dhe bazuar në llogaritjen e detyrimeve dhe të drejtave për LLogaritë e Klerimit të Anëtarëve të Bursës.
Informon Anëtarët e Klerimit dhe lëshon faturat përkatëse për Anëtarët e Bursës.
SHLYERJA NË PARA
Shlyerja në Para e detyrimeve dhe të drejtave kryhet në baza ditore nëpërmjet Sistemit të Shlyerjes me pjesmarrjen e ALPEX, Anëtarëve të Klerimit dhe Bankës për Shlyerje.
Për çdo Ditë Klerimi, nëse një detyrim rrjedh për një Llogari Klerimi të Anëtarit të Bursës, Dita e Shlyerjes do të jetë dita e punës që vjen pas ditës së Klerimit të Transakioneve. Nëse një e drejtë rrjedh, Dita e Shlyerjes do të jetë dita e
dytë e punës që vjen pas ditës së Klerimit të Transakioneve.
FATURIMI I ANËTARËVE TË BURSËS
Faturat për transakionet në Tregjet e ALPEX do të lëshohen nga ALPEX bazuar në VKM Nr.203, datë 07.04.2023 “Për procedurat e zbatimit dhe fillimin e aplikimit të regjimit të veçantë për Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike” Faturat lëshohen nga ALPEX për Transaksionet e Blerjeve dhe gjithashtu për Transakisonet e Shitjeve të Anëtarëve të Bursës në Tregjet e ALPEX duke aplikuar TVSH sipas Ligjit Nr. 92/2014 të amenduar sipas të cilit është përcaktuar;
- Përjashtimi nga tatimi mbi vlerën e shtuar për importin dhe furnizimin e energjisë të destinuar për tu tregtuar në në ALPEX.
- Tarifat e ALPEX do të zbatohet aplikimi TVSH në masën 20%.
MENAXHIMI I RISKUT PËR KUNDËRPALËN
Menaxhimi i Riskut është një funskion thelbësor i ALPEX, për të cilin kërkohet procedura strikte, në përputhje me Procedurën e Klerimit dhe Shlyerjes për Tregjet e ALPEX. ALPEX zbut riskun e kundërpalës nëpërmjet kërkesave për garancinë, në formën e parave dhe letër garancisë bankare dhe duke zbatuar modele të përshtatshëm të menaxhimit të riskut.
Informacion të detajuar për Menaxhimin e Riskut në tregjet e ALPEX mund ti gjeni këtu.
TRAJNIMI I ANËTARËVE TË KLERIMIT DHE SHËRBIMET MBËSHTETËSE
ALPEX jep shërbime trajnimi për punonjësit e Anëtarëve të Klerimit në formën e Seminareve dhe lëshon Certifikatën për Agjentin Klerues (CAK). Çdo Anëtar Klerimi duhet të caktojë të paktën një (1) Agjent Klerues të Certifikuar për Klerimin e Transaksioneve që ka ndërmarrë. Kushtet që duhet të përmbushen nga kanditati, ashtu si procedura për certifikimin e Agjentëve Klerues të Certifikuar, janë përshkruar në Vendimin Teknik Nr. 2-C të ALPEX.
KALENDARI I KLERIMIT
Procedura e Klerimit dhe Shlyerjes kryhet çdo ditë pune nga e Hëna deri të Premten, përvec rasteve kur është ditë pushimi zyrtare në Shqipëri, e cila mund të gjendet këtu.