Produktet

Produktet e tregtimit të ditës në avancë

1.    Urdhërporositë e Thjeshta

Një Urdhërporosi e Thjeshtë në Ankandin e Ditës në Avancë lidhet me një Njësi Kohore Tregu dhe një Portofol specifik.

2.    Urdhërporositë në Bllok

Një Urdhërporosi në Bllok përbëhet si më poshtë:

(a) një kufi çmimi fiks (çmimi minimal për Urdhërporosi Shitjeje në Bllok dhe çmimi maksimal për Urdhërporosi Blerjeje në Bllok);
(b) e njëjta sasi energjie elektrike për çdo Njësi Kohore të Tregut e përfshirë në Urdhërporosinë në Bllok; dhe
(c) një Normë Minimale e Pranimit lidhur me sasinë e energjisë elektrike për çdo Njësi Kohore të Tregut e përfshirë në Urdhërporosi në Bllok.

3.    Urdhërporositë të Lidhura në Bllok

Një Urdhërporosi e Lidhur në Bllok përbëhet nga Urdhërporosi individuale në Bllok, me atributet e përmendura në Urdhërporosinë në Bllok,
të cilat janë të lidhura me njëra-tjetrën nëpërmjet marrëdhënies Udhëheqës-Vartës.

4.    Grupi Ekskluziv i Urdhërporosive në Bllok

Një Grup Ekskluziv përbëhet nga një numër Urdhërporosish në Bllok, për të cilat shuma e Normës së Pranimit nuk kalon njësinë një.