Trajnime dhe Provime

Trajnime dhe Provime

ALPEX ofron trajnime profesionale nëpërmjet seminareve dhe provimeve për ata që duan të kuptojnë plotësisht tregjet e energjisë elektrike.

Seminaret dhe provimet janë të disponueshme për Anëtarët e ALPEX ose Tregtarët/ Kleruesit e Emëruar. Trajnimi si dhe provimet zhvillohen në ambientet e ALPEX ose online (vetëm për Tregtarët/Kleruesit e Emëruar të huaj).

Seminaret ofrohen për marrjen e certifikatave të mëposhtme:

    • Certifikata e Agjentit Tregtar (CAT)
    • Certifikata e Agjentit Klerues (CAK)

Seminare & Provime

ALPEX ofron shërbime trajnimi të dizajnuara për të përmirësuar aftësitë dhe të kuptuarit e Tregjeve të Energjisë Elektrike për Anëtarët e Bursës dhe Anëtarët e Klerimit. Tregjet funksionojnë në mënyrë më efikase kur anëtarët e tyre janë të informuar mirë për procedurat e aplikuara, kuadrin rregullator përkatës dhe detajet teknike të përdorimit të mjeteve të ofruara. Qëllimi i programit tonë të trajnimit është një kuptim i qartë i kontekstit të përgjithshëm dhe përvetësimi i njohurive dhe aftësive për pjesëmarrje të vazhdueshme në tregjet tona të energjisë elektrike.

  • Materialin studimor për seminare trajnimi dhe provime për “Certifikatën e Agjentit Tregtar (CAT)” e gjeni këtu.
  • Materialin studimor për seminare trajnimi dhe provime për “Certifikaten e Agjentit Klerues (CAK)” mund ta gjeni këtu.
                   Programi  për Provimet e Certifikimit & Seminaret - 2023
Seminar për certifikimin e Agjentit Tregtar Datë 15.12.2023 , Ora 09:00 CET

Pranë ambienteve të KOSTT sh.a

Datë 15.12.2023 , Ora 14:00 CET

Pranë ambienteve të KEK sh.a

Provim për certifikimin e Agjentit Tregtar Datë 29.01.2024, Ora 10:00 - 11:00 CET,

Pranë ambienteve të ALPEX sh.a, Prishtinë, Kosovë

Seminar për certifikimin e Agjentit Klerues Datë 07.02.2024, pranë ambienteve të ALPEX
Provim për certifikimin e Agjentit Klerues Datë 08.02.2024, pranë ambienteve të ALPEX

Certifikimi 

Çdo Anëtar i ALPEX është i detyruar të emërojë Agjentë Tregtarë dhe Klerues të cilët kanë kompetencën e duhur profesionale të certifikuar, certifikim i cili merret pas përfundimit me sukses të procesit të provimit.

Pas kalimit të suksesshëm të provimeve ALPEX, Tregtarët/Kleruesit e Emëruar do të kenë të drejtë të marrin pjesë në Tregtimin në Tregjet e ALPEX.

Ju lutemi vini re: Provimet e ALPEX për Agjentin Tregtar/Klerues janë të nevojshme për pranimin për tregtim/klerim në Tregjet e ALPEX.

Informacione të mëtejshme mbi procesin e pranimit mund të gjenden më poshtë: