Si të bëhesh
Anëtar i Bursës

Procedura e Pranimit në Bursë

Kompanitë që dëshirojnë të tregtojnë në Tregjet e Energjisë Elektrike të ALPEX-it, duhet të përfundojnë Procedurën e mëposhtme të Pranimit të Anëtarëve në Bursë për sa kohë që plotësojnë të gjithë kushtet e anëtarësimit.

Për tu pranuar në Bursë, Aplikanti duhet të përfundojë me sukses të gjithë procesin i cili përfshin tre (3) faza individuale, si vijon:

Faza e parë
Vlerësimi i Aplikimit për Anëtarësim

Kjo fazë lidhet me procesin e vlerësimit të Aplikimit për Anëtarësim dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Anëtarësimit në Bursë, ndërmjet ALPEX-it dhe Aplikantit, me kusht përmbushjen e të gjithë formularëve dhe kërkesave të mëposhtme.

 Formulari  Titulli File
TR-1-F1 Formulari “Aplikimi per Anëtarësim”
TR-1-F2 Formulari “Si të njohësh klientin tënd”
TR-1-F1a Deklaratë e bashkëpunimit me Anëtarin e Përgjithshëm të Klerimit
Lista e dokumentacionit mbështetës, dorëzuar së bashku me Formularët e Aplikimit
Marrëveshja e Anëtarësimit në Bursë

Faza e dytë
Përgatitja për aktivizimin e Anëtarit të Bursës në ETSS

Faza e dytë fillon në ditën pasardhëse të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Anëtarësimit në Bursë. Cdo Anetar I Burses duhet të caktojë një numër të mjaftueshëm të Agjentëve Tregtar të tij sipas nevojave, të cilët do të ndjekin Trajnimet dhe do të zhvillojnë Provimin për te aplikuar me pas për marrjen e Certifikatës së Agjentit Tregtar.

Form   Tittle File
TR-2-F1 Formulari i aplikimit për lëshimin e Certifikatës së Agjentit Tregtar- CAT
Aplikim-marrëveshje për Certifikatën e Identifikimit të Klientit në sistemet e ALPEX
Lista e kushteve dhe dokumentacionit mbështetës, dorëzuar së bashku me Aplikimin për CAT

Faza e tretë
Aktivizimi i Anëtarit të Bursës në Sistemin e Tregtimit të Energjisë në Çast (ETSS)

Aktivizimi i Anëtarit të Bursës në Sistemin e Tregtimit të Energjisë në Çast (ETSS). Pasi Anëtari i Bursës të përfundojë me sukses veprimet e përshkruara në fazat e mësipërme, kërkohet të paraqesë në ALPEX formularët e mëposhtëm.

Form Tittle File
TR-1-F3 Formulari i Aktivizimit
TR-1-F4 Formulari i Lidhjes me Sistemin e Tregtimit të Energjisë në Çast (ETSS)
TR-1-F5 Formulari i Profilit të Anëtarit