Produktet
Produktet e tregtimit të ditës në avancë
1. Urdhërporositë e Thjeshta
Një Urdhërporosi e Thjeshtë në Ankandin e Ditës në Avancë lidhet me një Njësi Kohore Tregu dhe një Portofol specifik.
2. Urdhërporositë në Bllok
Një Urdhërporosi në Bllok përbëhet si më poshtë:
(a) një kufi çmimi fiks (çmimi minimal për Urdhërporosi Shitjeje në Bllok dhe çmimi maksimal për Urdhërporosi Blerjeje në Bllok);
(b) e njëjta sasi energjie elektrike për çdo Njësi Kohore të Tregut e përfshirë në Urdhërporosinë në Bllok; dhe
(c) një Normë Minimale e Pranimit lidhur me sasinë e energjisë elektrike për çdo Njësi Kohore të Tregut e përfshirë në Urdhërporosi në Bllok.
3. Urdhërporositë të Lidhura në Bllok
Një Urdhërporosi e Lidhur në Bllok përbëhet nga Urdhërporosi individuale në Bllok, me atributet e përmendura në Urdhërporosinë në Bllok,
të cilat janë të lidhura me njëra-tjetrën nëpërmjet marrëdhënies Udhëheqës-Vartës.
4. Grupi Ekskluziv i Urdhërporosive në Bllok
Një Grup Ekskluziv përbëhet nga një numër Urdhërporosish në Bllok, për të cilat shuma e Normës së Pranimit nuk kalon njësinë një.