MIRË SE VINI NË ALPEX
GLOBAL TECHNICAL MECHANICS SH.P.K
Shkarko Njoftim për Tregun (Global Technical Mechanics sh.p.k.)
Me kënaqësi njoftojmë Anëtarësimin e Global Technical Mechanics sh.p.k. në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike- ALPEX sh.a, për zonën ofertuese të Shqipërisë.
Global Technical Mechanics sh.p.k., me vendndodhje në zonën e Aeroportit të Kukësit, Njësia Administrative Shtiqen, Bashkia Kukës, Qarku Kukës, nënshkroi Marrëveshjen e Anëtarësimit në Bursë dhe u bë Anëtari më i ri i ALPEX në Tregun e Ditës në Avancë dhe atë Brenda së Njëjtës Ditë.
Si energji fotovoltaike, Parku Diellor me kapacitet 12 MW ac të instaluar i shton vlerë tregut tonë në DAM dhe IDA. Global Technical Mechanics operon në sistemin energjetik në përputhje me dispozitat e legjislacionit vendor, Rregullat e Tregut të Energjisë Elektrike, marrëveshjet dypalëshe ose shumëpalëshe dhe aktet e tjera ligjore në fuqi.
Pjesëmarrja e tij forcon më tej likuiditetin e tregut dhe rrit konkurrencën.
Kontakt
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike-ALPEX sh.a
Adresa: Rruga Liman Kaba, Rezidenca Olympic, Hyrja 3, Kati 1, Zyra nr.1, Tirana, Albania
Email: [email protected]


