Afati për të aplikuar!
SHPALLJE E POZICIONEVE VAKANTE TË PUNËS
- TITULLI I POZICIONIT: Specialist i çështjeve ligjore
- DREJTORIA/SEKTORI: ALPEX sh.a – Dega në Kosovë
- QËLLIMI I POZICIONIT: Siguron funksionimin e përditshëm të rregullt dhe efikas të ALPEX-Dega në Kosovë, në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi duke ofruar në kohë dhe cilësi mbështetjen ligjore për gjithë veprimtarinë dhe aktivitetin e ALPEX-it-Dega në Kosovë. Është përgjegjës për të siguruar zhvillimin e procedurave të prokurimit sipas legjislacionit të prokurimit publik në fuqi, nëpërmjet Sistemit të Prokurimit Elektronik. Harton kontratat midis autoritetit kontraktor (Degës) dhe operatorëve ekonomike të shpallur fitues nga procedurat e prokurimit publik, si dhe kontratat e tjera të Degës.

