NJOFTIME PER TREGUN

MIRË SE VINI NË ALPEX
EGNATIA HYDROPOWER SH.P.K

 

Shkarko Njoftim për Tregun (Egnatia Hydropower sh.p.k.)

Me kënaqësi njoftojmë Anëtarësimin e Egnatia Hydropower sh.p.k. në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike- ALPEX sh.a, për zonën ofertuese të Shqipërisë.

Egnatia Hydropower sh.p.k., me vendndodhje Rruga Ibrahim Rugova, nr.5, Pallati “Sky Tower”, Kati 8/2, Tiranë, nënshkroi Marrëveshjen e Anëtarësimit në Bursë dhe u bë Anëtari më i ri i ALPEX në Tregun e Ditës në Avancë.

Si energji hidrike, Impianti Hidroenergjetik me fuqi të instaluar 48.86 MW i shton vlerë tregut energjetik në segmentet Day-Ahead Market (DAM), duke kontribuar me prodhim të qëndrueshëm, fleksibilitet operativ dhe rritje të sigurisë së furnizimit në sistemin energjetik.

Egnatia Hydropower sh.p.k. operon në sistemin energjetik në përputhje me dispozitat e legjislacionit vendor, Rregullat e Tregut të Energjisë Elektrike, marrëveshjet dypalëshe ose shumëpalëshe dhe aktet e tjera ligjore në fuqi.

 

 

 

 

Kontakt

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike-ALPEX sh.a 
Adresa: Rruga Liman Kaba, Rezidenca Olympic, Hyrja 3, Kati 1, Zyra nr.1, Tirana, Albania
Email: [email protected]

Scroll to Top