NJOFTIMET PER TREGUN

NJOFTIM PËR SHTYP
Fillimi i Tregut të Ankandeve Brenda së Njëjtës Ditë - CRIDA

 

ALPEX në rolin e NEMO-s së bashku me Operatorët e Sistemeve të Transmetimit të Shqipërisë-OST dhe Kosovës-KOSTT, bën të mundur më datën 11 Dhjetor 2024 operimin me sukses të Tregut të Ankandeve Plotësuese Rajonale Brenda të Njëjtës Ditë (CRIDA) midis Shqipërisë dhe Kosovës si bashkim tregjesh.

Kjo arritje prezanton një tregues të rëndësishme për vazhdimin e reformave të ndërmarra nga qeveritë e dy vendeve për tregun e organizuar të energjisë elektrike. Sot, Shqipëria dhe Kosova kanë dhe një mekanizëm shtesë tregu, të njëjtë me ato të vendeve të Bashkimit Evropian  duke i vendosur këto tregje pararendës brenda Komunitetit të Energjisë.

Kjo arritje është një hap i rëndësishëm përpara në tregun rajonal të energjisë elektrike, duke forcuar tregtinë ndërkufitare të energjisë dhe integrimin e tregjeve.

 

CRIDA-1, CRIDA-2 dhe CRIDA-3

  • prezantojnë një mekanizëm dinamik çmimesh për kapacitetet ndërkufitare brenda të njëjtës ditë, duke mundësuar tregtinë efikase ndërkufitare të energjisë elektrike.
  • Këto ankande optimizojnë alokimin e kapaciteteve ndërkufitare, duke garantuar trajtim të drejtë dhe jo diskriminues për pjesëmarrësit e tregut dhe duke forcuar konkurrencën në prodhimin, tregtimin dhe furnizimin me energji elektrike.
  • Ky arritje pasqyron përkushtimin e Shqipërisë dhe Kosovës për t'u harmonizuar me Ankandet Evropiane Brenda të Njëjtës Ditë (IDAs) në të ardhmen si edhe për të kontribuar në një të ardhme të qëndrueshme energjetike në rajon dhe më gjerë.

Ankandet Plotësuese Rajonale Brenda të Njëjtës Ditë (CRIDAs) janë ankande implicite ku urdhërporositë përputhen dhe kapacitetet ndërkufitare alokohen njëkohësisht ndërmjet zonave të ofertimit. Çmimet kleruese përcaktohen për çdo zonë ofertimi, ndërsa mekanizmat e çmimeve pasqyrojnë mungesën e kapaciteteve për të dërguar sinjale të përshtatshme çmimi në treg.

Këto ankande zhvillohen në orët 15:00 (D-1), 22:00 (D-1), dhe 10:00 (D). CRIDA-t ofrojnë mekanizma të vlefshme për pjesëmarrësit e tregut për të mbajtur pozicione tregtare të balancuara dhe për të përmirësuar efikasitetin e tregut.

Zbatimi i CRIDA-ve pasqyron përkushtimin e Shqipërisë dhe Kosovës për t'u integruar plotësisht në Tregun e Brendshëm Evropian të Energjisë Elektrike, duke lidhur Tregjet e Brenda së Njëjtës Ditë përmes tregtisë ndërkufitare.

 

 

Kontakt
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike-ALPEX sh.a
Adresa: Rruga Liman Kaba, Rezidenca Olympic Hyrja 3, Kati 1, Zyra nr. 1, Tiranë, Shqipëri.
Email: info@alpex.al

Scroll to Top