Memorandumi Athine

athens
rsz_21picture7

Më 14 nëntor 2023, në Athinë, Greqi, ALPEX nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi për të punuar me palë të tjerë të energjisë nga vendet e Ballkanit, Shqipëria, Kosova, Greqia dhe Maqedonia e Veriut, me synimin për të bashkuar tregjet e tyre të energjisë elektrike.
Nëpërmjet këtij memorandumi synohet të forcohet bashkëpunimi ndërmjet vendeve drejt arritjes së objektivave të përbashkëta të rajonit.
CEO i Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX), Z. Sokol Dishnica, theksoi:
"Jam shumë i lumtur që jam këtu në Athinë me kolegë që ndajnë të njëjtën pikëpamje për të ardhmen. Këto dy ditë takimi dhe nënshkrimi i MM përfaqësojnë shumë më tepër se marrëveshje. Është një deklaratë për fuqinë dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal që ne po ndërtojmë për të patur mekanizma shtesë mbrojtës në një kohë kur siguria energjetike është e një rëndësie më të madhe”
Së bashku, ne mund të krijojmë një të ardhme më të ndritshme, të përshpejtojmë një tranzicion të drejtë dhe të sigurt energjetik për rajonin..

Scroll to Top