Rregullorja e BE-se 1227/2011 mbi integritetin dhe transparencen e tregut te energjise me shumice (REMIT)

REMIT është rregullorja me Nr. 1227/2011 e Bashkimit Evropian për integritetin dhe transparencën e tregut të energjisë me shumice . Shqiperia si palë kontraktuese e Komunitetit të Energjisë ne kuader te detyrimit te saj ligjor e ka transpozuar kete rregullore  ne legjislacionin e saj vendor.

Rregullorja për integritetin dhe transparencën e tregut të energjisë me shumicë përcakton kriteret që ndalojnë praktikat abuzive të cilat ndikojnë në tregjet e energjisë me shumicë, dhe parashikon po ashtu monitorimin e ketyre tregjeve ne nivel vendor. Aprovim i kësaj rregullore dëshmon rëndësinë që Enti Rregullator i Shqiperise (ERE) i kushton tregut konkurrues, dhe nevojës për të siguruar integritetin e këtij tregu, bazuar në Acquis e Bashkimit Evropian.

Kjo Rregullore krijon nje kornize rregulluese shumë të rëndësishme për identifikimin dhe penalizmin e abuzimit të tregut në Shqiperi dhe me gjere. Ne kete kuader eshte e rendesishme te sigurohet qe konsumatori dhe pjesmarresit e tjere te tregut te kene besim ne integritetin e tregut te energjise elektrike, ku cmimet e vendosura ne tregun e energjise me shumice reflektojne nje nderveprim konkurues dhe te drejte midis kerkeses dhe ofertes, dhe nga ku nuk mund te rrjedhin perfitime nga veprime abuzuese me tregun.

ERE dhe, aty ku është e nevojeshme, autoriteti kombëtar i konkurrencës dhe autoritetet tjera relevante kombëtare, perfshi dhe Bursen Shqiptare te Energjise Elektrike ALPEX Sh.a, bashkëpunojnë për të siguruar një qasje te koordinuar për zbatimin e kesaj Rregullore.

Scroll to Top