Kjo Marrëveshje Kornizë përcakton të drejtat, detyrimet dhe hapat e nevojshëm që palët duhet të ndërmarrin në drejtim të bashkëpunimit në lidhje me organizimin e tregjeve të bashkuara të energjisë elektrike të ditës në avancë (Day-Ahead) dhe brenda te njejtes ditë (Intra Day), për sa i përket roleve dhe përgjegjësive në lidhje me operacionet, administrimin dhe vendimmarrjen, nëpërmjet organizimit të alokimit implicit të ditës në avancë dhe brenda te njejtes ditë të kapaciteteve ndërkufitare të transmetimit në kufijtë e tyre të përbashkët.
Bashkimi i tregjeve të energjisë elektrike do të kontribuojë në forcimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike, ne rritjen e konkurrencës në tregjet e energjisë elektrike si dhe ruajtjen dhe zgjerimin e një tregu te orientuar nga cmimet e drejta.
Ky bashkepunim do te forcoje me tej shfrytëzimin më efikas të linjave të përbashkëta te interkoneksioneve ndërkufitare përmes metodave objektive, implicite, të bazuara në treg, jo-diskriminuese si dhe transparente për alokimin e kapacitetit ndërkufitar të transmisionit
Gjithashtu, ky bashkepunim do te ofroje nje hyrje te drejte dhe jo-diskriminuese ne në tregun e ditës në avancë dhe ate brenda te njejtes ditë.
Palët e kësaj Marrëveshje Kornizë do të bashkepunojne ngushtesisht me partnerët e tjerë në hartimin e udhërrëfyesit dhe veprimeve për bashkimin e tregjeve si dhe do angazhohen në iniciativa rajonale për bashkimin e tregjeve me zonat tjera ofertuese.