VENDIMI I BORDIT TË ZYRËS SË RREGULLATORIT PËR ENERGJI (ZRrE) V_1332_2020

Bordi i Zyres se Rregullatorit per Energji te Kosoves ne seancen e mbajtur me date 10 dhjetor 2020, aprovoi ne parim kerkesen e KOSTT per te caktuar/dhe ose transferuar disa te drejta dhe obligime tek ALPEX per organizimin e tregut te dites ne avance dhe ate brenda te njejtes dite per territorin e Republikes se Kosoves.

ZRRE me date 16 Nentor 2020 ka pranuar kerkesen e KOSTT per miratim ne parim nga Bordi i ZRRE-se ne lidhje me te drejten e KOSTT-it per caktimin dhe/ose transferimin te disa te drejtave dhe detyrimeve tek ALPEX per organizimin e tregut te dites ne avance dhe ate brenda te njejtes dite per territorin e Republikes se Kosoves.

Kerkesa ofroi sqarime ne lidhje me bazen ligjore e cila e ben KOSTT-in si Operator te Tregut pergjegjes per organizimin e tregut te dites ne avance dhe ate brenda te njejtes dite per tere territorin e Republikes se Kosoves, si dhe ne lidhje me te drejten e Operatorit te Tregut te percaktoje  Bursen Shqiptare te Energjise Elektrike si nje Treg te Organizuar te Energjise Elektrike per qellime te tregtimit ne diten ne avance dhe/ose ne ate brenda te njejtes dite, ne perputhje me  Rregullat e Tregut. Gjithashtu, kerkesa ofroi sqarime ne lidhje me bazen ligjore per te drejten e ZRRE-se per te aprovuar transferimin e te drejtes per te caktuar dhe/ose transferuar ndonje te drejte ose obligim tek nje pale e trete.

KOSTT eshte zgjedhur aksionar i Burses Shqiptare te Energjise Elektrike (ALPEX), e themeluar ne Shqiperi, si nje entitet pergjegjes per menaxhimin dhe administrimin e tregut te organizuar permes nje platforme te tregut, i cili do te operoje ne fushen e shkembimit te energjise elektrike midis tregjeve te Shqiperise dhe Kosoves.