Njoftim

Nis zyrtarisht trajnimi përmes platformës së tregtimit të ALPEXData 23 Nëntor 2022 shënon çeljen zyrtare të periudhës së trajnimit nëpërmjet platformës së tregtimit të ALPEX me qëllim garantimin e një fillimi të sigurtë për Bursën Shqiptare të Energjisë.

Ky trajnim do ti mundësojë ALPEX-it në rolin e operatorit të tregut si dhe pjesëtarëve të tjerë potencial të tregut të marrin pjesë në një ambient tregtimi për të përfituar njohuritë e duhura që lidhen me mënyrën e ofertimit të energjisë elektrike në tregun e organizuar si dhe rezultatet e këtij procesi në një mjedis real.

Kontakti
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike-ALPEX sh.a
Adresa: Rruga Liman Kaba, Rezidenca Olympic,
Hyrja 3, Kati 1, Zyra nr.1, Tirana, Albania.
Email: info@alpex.al