Deklaratë për Shtyp

Kemi kënaqesinë tju njoftojmë se nga dita e sotme, Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike-ALPEX sh.a., është Anëtare e Asociuar e Shoqatës Evropiane të Tregtimit të Energjisë-Europex.

Europex numëron tashmë 31 Anëtarë dhe është një shoqatë jo-fitimprurese e tregtimit të energjisë në Evropë. Europex përfaqëson interesat e tregtimit me shumicë të energjisë elektrike, të gazit dhe tregjeve mjedisore me qellim dekarbonizimin, duke u fokusuar në zhvillimet e kornizës rregullatore Evropiane për tregtimin e energjisë me shumicë, njëkohësisht duke ofruar kështu dhe një platformë diskutimi në nivel Evropian.

ALPEX mbështet fuqishëm misionin e Europex për të promovuar dhe mundësuar eficencë, arritje, likuiditet, siguri dhe transparencë në tregun e energjisë me shumicë si dhe në tregjet mjedisore me qellim dekarbonizimin në Evropë. Për më tepër, ALPEX ngelet plotësisht e përkushtuar për të punuar drejt integrimit të tregut të Shqipërisë dhe Kosovës në nivel rajonal dhe evropian. Në këtë kontekst, ne me kënaqesi do të kontribuonim në diskutimet që do kemi në vazhdim si dhe të përfitonim nga shkëmbimi i njohurive dhe eksperiencës midis anëtarëve te shoqatës në të cilën tashmë bëjmë pjesë.

Kontakti

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike-ALPEX sh.a

Adresa: Rruga Liman Kaba, Rezidenca Olympic,

Hyrja 3, Kati 1, Zyra nr.1, Tirana, Albania.

Email: info@alpex.al