Deklaratë për Shtyp

Me krenari ju njoftojmë se sot, Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike-ALPEX sh.a., ka nënshkruar marrëveshjen me Ofruesin e Shërbimit i përberë nga Hellenic Exchanges-Athens Stock Exchange (ATHEX), Hellenic Energy Exchange S.A. (HEnEx S.A.) dhe EnΕx Clearing House S.A. (EnExClear S.A.), të cilët ne vijim do të ofrojnë Platformën e Tregtimit dhe Shërbimeve për Tregun e Ditës ne Avancë dhe atë Brenda të Njëjtës Ditë, e nevojshme për operimin e Tregut te Organizuar në Shqipëri dhe Kosovë.

Sot u hodh nje gur themeli i rëndesishëm përpara integrimit të tregut të energjisë elektrike të Shqipërisë dhe Kosovës. Misioni i ALPEX është te operojë dhe bashkojë tregjet e energjisë elektrike me shumicë, konkretisht atë të tregut të Ditës në Avancë dhe atë Brenda të Njejtës Ditë të Shqipërisë dhe Kosovës. Për këtë qëllim dhe për integrimin e mëtejshëm me tregun e bashkuar Evropian te energjisë elektrike, ne nivel rajonal dhe atë Evropian, ALPEX do të vazhdojë të punojë drejt implementimit të Modelit te Synuar Evropian (EU Target Model) për Tregun e Ditës në Avancë dhe atë Brenda të Njejtës Ditë duke synuar të bëhet dhe Operator i Emëruar i Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO).
Operimi i tregut (go-live) ështe planifikuar për tremujorin e fundit te vitit 2022.

Kontakti

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike-ALPEX sh.a
Adresa: Rruga Liman Kaba, Rezidenca Olympic,
Hyrja 3, Kati 1, Zyra nr.1, Tirana, Albania.
Email: info@alpex.al

Scroll to Top