Anëtarët e Klerimit
Klerimi i Transaksioneve në Tregjet e ALPEX, kryhet ndërmjet ALPEX-it dhe Anëtarëve të tij të Klerimit.
Ka dy lloje Anëtarësh Klerimit.
-
- Anëtarët Personal të Klerimit janë Anëtarët e Bursës, përgjegjës vetëm për klerimin e transaksioneve të tyre.
- Anëtarët e Përgjithshëm të Klerimit janë Banka, që marrin përsipër klerimin e transaksioneve të Anëtarëve të Bursës.
Lista e Anëtarëve të Klerimit të ALPEX është i disponueshëm këtu.
Procesi i aderimit si Anëtar Klerimi
Detajet rreth procesit të aderimit janë paraqitur në Vendimin Teknik Nr. 1-C të ALPEX.
Paraqitja dhe Miratimi i "Aplikimit"
Plotëso Aplikimin dhe Formularin KYC dhe dorëzoni Aplikimin tuaj në ALPEX (support@alpex.al).
Faza e Parë
Formulari | Titulli | Dokumenti |
---|---|---|
CL-1-F1 | Forma e Aplikimit | |
CL-1- F1_2_ | Formulari KYC “si të njohësh klientin tënd” |
Pas miratimit te Aplikimit, Anëtari i Klerimit duhet të:
- a) Dorëzojë kopjen e pagesës së Tarifës Fikse të Aderimit dhe Tarifës Fikse Vjetore dhe tarifave të tjera në varësi të faktit nëse kërkohet sipas statusit për Anëtar Personal Klerimi apo Anëtar i Përgjithshëm Klerimi.
- b) Nënshkruajë Marrëveshjen Kuadër për Klerim.
Informacion i detajuar mbi tarifat e aplikueshme për Anëtarët e Klerimit paraqiten në Vendimin Teknik Nr. 5-C të ALPEX.
Përgatitja dhe Aktivizimi i Anëtarit të Klerimit në EMCS
Për tu aktivizuar, si Anëtar Klerimi ju duhet fillimisht të depozitoni kontributin fillestar në Fondin e Mospërmbushjes së Detyrimeve për statusin përkatës të Anëtarit të Klerimit dhe të dorëzoni të gjithë informacionin përkatës.
Detajet janë paraqitur në Vendimin Teknik Nr. 1-C të ALPEX.
Faza e tretë
Bëhuni Agjent Klerues i Certifikuar.
Me qëllim vërtetimin e kompetencës profesionale që duhet të përmbushet nga punonjësit e Anëtarit të Klerimit, duhet të lëshohet Certifikata për Agjentin Klerues "CAK"
Pas marrjes së CAK Agjenti Klerues do të ketë akses në Sistemin e Klerimit të Tregut të Energjisë (EMCS) për Klerimin e Transaksione në Tregjet e ALPEX.
Çdo Anëtar i Klerimit duhet të caktojë të paktën një (1) Agjent Klerues të Certifikuar ose më shumë se një (1) në varësi të veprimtarisë së tij.
Apliko për Certifikatën si Agjent Klerues "CAK"