Konsultim Publik mbi Ndryshimet e Rregullave të Tregut të Energjisë Elektrike

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

Mbi ndryshimet në Rregullat e Tregut të Energjisë Elektrike

ALPEX SH.A. fton të gjithë pjesëmarrësit e tregut dhe palët e tjera të interesuara të marrin pjesë në procesin e konsultimit publik lidhur me ndryshimet e propozuara në Rregullat e Tregut të Energjisë Elektrike.

Në kuadër të këtij procesi, publikohen për konsultim dokumentet e mëposhtme, të cilat përbëjnë paketën e plotë të dokumenteve të rishikuara:

  1. Rregullat e Tregut të Energjisë Elektrike - Kushtet e Përgjithshme 2026
  2. Rregullat e Tregut të Energjisë Elektrike - Procedura e Tregtimit ALPEX 2026
  3. Rregullat e Tregut të Energjisë Elektrike - Procedura e Klerimit dhe Shlyerjes 2026
  4. Rregullat e Tregut të Energjisë Elektrike - Përkufizimet 2026

Gjithashtu, bashkëlidhur gjendet tabela e ndryshimeve në formatin Excel, në të cilën janë pasqyruar ndryshimet e kryera në dokumentet përkatëse. Shkarko Këtu.

Për qëllime reference dhe krahasimi, versionet aktualisht në fuqi të Rregullave të Tregut të Energjisë Elektrike mund të konsultohen në faqen zyrtare të ALPEX, në linkun e mëposhtëm:

Rregullat e Tregut te Energjise Elektrike - alpex.al

Të gjitha palët e interesuara janë të mirëpritura të paraqesin sugjerimet, komentet apo propozimet e tyre lidhur me dokumentet e publikuara, brenda datës 08.11.2026.

Sugjerimet dhe komentet duhet të dërgohen në adresën elektronike [email protected], në formatin Word, duke përdorur funksionin Track Changes (Ndjekja e ndryshimeve), në mënyrë që propozimet dhe komentet e paraqitura të jenë të identifikueshme dhe të mund të shqyrtohen lehtësisht.

ALPEX SH.A. falënderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe bashkëpunimin në këtë proces konsultimi publik.

Scroll to Top